Performanca Platform (performanca.com) është një platformë shqipe e analizës dhe kalkulimeve, e operuar si shërbim publik pa qëllim fitimi. Platforma ofron mjete kalkulimi për shëndetin, financat, arsimin, sportin dhe teknologjinë.
Të dhëna që NUK mbledhim:
Të dhëna teknike të ruajtura lokalisht (në browser tuaj):
| Çelësi | Çfarë ruan | Ku ruhet | Kur fshihet |
|---|---|---|---|
perf_lang | Gjuha e zgjedhur (sq/en) | localStorage | Kur pastroni cache |
perf_expenses_v1 | Shpenzimet e futura (Financat) | localStorage | Kur pastroni cache |
perf_config_cache | Cilësimet e platformës (kopje lokale) | localStorage | Kur pastroni cache |
perf_stats | Numri i vizitave tuaja (pa ID personal) | localStorage | Kur pastroni cache |
Të gjitha këto të dhëna ekzistojnë vetëm në pajisjen tuaj. Serveri nuk i lexon dhe nuk i transmeton askund.
Platforma regjistron numrin e vizitave dhe modulet e përdorura në formë të agreguar (pa identifikues personal) për qëllime statistikore. Regjistrohet vetëm:
Nuk regjistrohet asnjë të dhënë që mund t'ju identifikojë si individ.
Platforma nuk përdor cookies tracking. Përdorim localStorage — një teknologji e browser-it që ruan të dhëna vetëm në pajisjen tuaj dhe nuk transmetohet automatikisht te serveri me çdo kërkesë si cookies.
Cookie i vetëm teknik që mund të krijohet është PHPSESSID — një cookie i sesionit PHP i nevojshëm vetëm për administratorin e platformës gjatë login-it. Ky cookie fshihet me mbylljen e browser-it ose logout.
Platforma ngarkon libraritë e mëposhtme nga CDN të jashtme:
| Libraria | Qëllimi | Licenca | CDN |
|---|---|---|---|
| Chart.js | Grafikët e të dhënave | MIT | cdn.jsdelivr.net |
| SheetJS (xlsx) | Export Excel | Apache 2.0 | cdn.jsdelivr.net |
| Mammoth.js | Import DOCX | BSD | cdn.jsdelivr.net |
Kur ngarkoni këto librari, browser-i juaj lidhet me cdn.jsdelivr.net. jsDelivr mund të regjistrojë adresën tuaj IP sipas politikës së tyre të privatësisë. Ne nuk kemi kontroll mbi këtë.
Moduli i Speed Test përdor endpoint-et e speed.cloudflare.com për matjen e shpejtësisë. Kur ekzekutoni testin, browser-i juaj lidhet me serverët e Cloudflare. Cloudflare mund të regjistrojë këtë lidhje sipas politikës së tyre.
Kalkulatorët e shëndetit (BMI, tensioni, sheqeri, kolesteroli etj.) procesojnë të dhënat tuaja vetëm brenda browser-it tuaj. Asnjë e dhënë shëndetësore nuk dërgohet te serveri ynë ose te palë të treta.
Platforma ofron informacion edukues dhe nuk zëvendëson diagnozën mjekësore. Konsultohuni gjithmonë me mjekun tuaj.
Meqë nuk ruajmë të dhëna personale në serverët tanë, të drejtat GDPR (fshirje, aksesim, portabilitet) zbatohen kryesisht ndaj të dhënave lokale në pajisjen tuaj:
Platforma zbaton masat e mëposhtme teknike të sigurisë:
Çdo ndryshim i kësaj politike do të publikohet në këtë faqe me datën e përditësimit. Vazhdimi i përdorimit të platformës pas ndryshimeve nënkupton pranimin e tyre.
Për çdo pyetje lidhur me privatësinë: info@performanca.com
Kjo politikë është hartuar në përputhje me GDPR (Rregulloren 2016/679) dhe Ligjin e Kosovës për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Nr.06/L-082.